Vogëlushes së lënduar i mundësohet mjekim i specializuar

12/07/2017 00:00

Vogëlushja 2-vjeçare Altea Jubi, e cila prej disa ditësh po lufton me jetën pasi është djegur në 70% të trupit, do të dërgohet për trajtim të specializuar në Turqi.

Kryeministri Edi Rama kërkoi informacion mbi gjendjen shëndetësore të saj, pas të cilit është kujdesur për t’i siguruar një kurim më të specializuar dhe të menjëhershëm.

Ndërkohë, deputetja Ogerta Manastarliu, e cila vizitoi 2-vjeçaren në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza”, konfirmoi se tashmë është siguruar transportimi i saj në një klinikë të njohur për trajtime të tilla në Turqi.

Sipas Manastarliut, gjendja e vogëlushes paraqitet e rëndë, ndaj u mundësua edhe ndërhyrja sa më e shpejtë për t’i shpëtuar jetën.

Top Channel