Po planifikonin sulme gjatë Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, autoritetet turke arrestojnë 117 anëtarë të dyshuar të Shtetit Islamik pas bastisjeve në Stamboll Masat energjike të presidentit amerikan Donald Trump kundër emigracionit të paligjshëm kanë shkaktuar ankth mes europianëve, që përbëjnë 4% të 11 milionë personave pa dokumente në SHBA.
“Associated Press” bën një krahasim mes numrit të deportimeve të shtetasve europianë gjatë të gjithë vitit të kaluar, e numrit të regjistruar deri më tani këtë vit.
Shifrat janë mbajtur nga 1 tetori deri më 24 qershor. Rritjen më të madhe të deportimeve e kanë Rumania, Spanja, Italia, Hungaria, Sllovakia, ndërsa janë me rënie Kroacia, Bosnje-Hercegovina, Britania e Madhe dhe Franca. Ka vetëm një të deportuar nga Serbia e Mali i Zi.
Numri i të dëbuarve shqiptarë ka qenë 32 në vitin 2016, e sivjet është 35, sipas listës së siguruar nga agjencia prestigjioze e lajmeve prej Zyrës amerikane të Emigracionit e Doganave.
Për emigrantët e paligjshëm, qëndrimi në SHBA është bërë më i vështirë. Administrata “Trump” paraqiti në muajin shkurt direktiva të ashpra mbi zgjerimin e rrjetës së deportimit të personave pa dokumente të rregullta qëndrimi.
Në shënjestër, bashkë me ata që dënohen për krime serioze do të jenë edhe emigrantët e arrestuar për shkelje të rregullave të qarkullimit e vjedhje. Memot nuk ndryshonin ligjet e emigracionit në Shtetet e Bashkuara, por mundësonin forcimin e masave ekzistuese. Vetëm një muaj më vonë do të raportohej një rënie e ndjeshme e numrit të klandestinëve që hynin në Amerikë nga Meksika.
Top Channel