Australi, ndalet “kursimi ekstrem”

12/07/2017 00:00

Gjithnjë e më shumë australianë janë kapur nga autoritetet, ndërsa kanë tentuar që të transportojnë mobilje të ndryshme me tren.

Asgjë e çuditshme nëse do të bëhej fjalë për trena mallrash, por ata përdorin trenat e zakonshëm për pasagjerë.

Autoritetet publikuan disa video të regjistruara nga kamerat e sigurisë në stacione të ndryshme, ku shfaqen individë që tentojnë të transportojnë me tren frigoriferë apo divanë.

Rregullat e ndalojnë kategorikisht transportin e mallrave, që nuk mund të hyjnë në vendin e bagazheve sipër kokës apo nën sedilje, dhe individët e ndaluar nga autoritetet janë gjobitur.

Sipas policisë, nuk ka pasur ndonjë rritje të çmimit të transportit të mobiljeve së fundmi, por duket se shumë njerëz thjesht kanë tentuar të kursejnë paratë dhe me një biletë të thjeshtë treni të shmangin shpenzimet që sjell transportimi i mobiljeve.

Në rrjetet sociale, videot e këtyre pasagjerëve dinakë kanë shkaktuar mjaft humor. Disa thonë se e marrin frigoriferin me vete për të mbatjur pijet e ftohta, ndërsa të tjerë se u detyruan të marrin divanin, pasi sediljet e trenave nuk janë të rehatshme.

Top Channel