Familjarët alarmuan policinë pasi s’po ktheheshin në shtëpi, si ndodhi tragjedia në Lezhë, kush është 20-vjeçarja me të atin që u gjetën të vdekur në makinë Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë shënuar 12 vatra zjarri në Gjirokastër, Shkodër, Vlorë, Elbasan, Tiranë, Korçë, Fier dhe Dibër.
Në operacione për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 115 zjarrfikës me 13 automjete, 50 forca ushtarake, 79 vullnetarë, si dhe disa helikopterë.
Specialistët e Emergjencave Civile janë duke mbajtur situatën në monitorim të vazhdueshëm në të gjithë vendin, pasi rreziku i zjarreve për shkak të temperaturave të larta është ende evident.
Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile përsërit thirrjen ndaj të gjithë qytetarëve që në rast se konstatojnë zjarre të njoftojnë menjëherë në numrat e emergjencave 112, 129.
Të dhënat e fundit:
Klos, digjen 4 ha shkurre e pisha;
Tepelenë digjen 12 ha shkurre, 120 ullinj, 100 koshere bletësh;
Vau i Dejës, digjen 10 ha shkurre;
Shkodër, digjen 3 ha me shkurre e ferra;
Peqin, digjen 2 ha shkurre e ferra;
Qafë Thanë, digjen 2 ha me shkurre e ferra;
Lushnje, digjen 1 dynym me shkurre e ferra;
Rradhimë, digjen 10 ha me shkurre dhe kullotë;
Delvinë digjen 1 dynym shkurre, ferra e ullinj;
Tiranë, digjen 2 dynym me shkurre.
Top Channel