
Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë shënuar 12 vatra zjarri në Gjirokastër, Shkodër, Vlorë, Elbasan, Tiranë, Korçë, Fier dhe Dibër.
Në operacione për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 115 zjarrfikës me 13 automjete, 50 forca ushtarake, 79 vullnetarë, si dhe disa helikopterë.
Specialistët e Emergjencave Civile janë duke mbajtur situatën në monitorim të vazhdueshëm në të gjithë vendin, pasi rreziku i zjarreve për shkak të temperaturave të larta është ende evident.
Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile përsërit thirrjen ndaj të gjithë qytetarëve që në rast se konstatojnë zjarre të njoftojnë menjëherë në numrat e emergjencave 112, 129.
Të dhënat e fundit:
Klos, digjen 4 ha shkurre e pisha;
Tepelenë digjen 12 ha shkurre, 120 ullinj, 100 koshere bletësh;
Vau i Dejës, digjen 10 ha shkurre;
Shkodër, digjen 3 ha me shkurre e ferra;
Peqin, digjen 2 ha shkurre e ferra;
Qafë Thanë, digjen 2 ha me shkurre e ferra;
Lushnje, digjen 1 dynym me shkurre e ferra;
Rradhimë, digjen 10 ha me shkurre dhe kullotë;
Delvinë digjen 1 dynym shkurre, ferra e ullinj;
Tiranë, digjen 2 dynym me shkurre.
Top Channel