Procesi i dixhitalizimit, njoftim i DigitAlb për abonentët

11/07/2017 00:00

DigitAlb njofton se po vijon të përmbyllet procesi i dixhitalizimit të transmetimeve televizive tokësore në zonën e Tiranës, Kamzës, Vorës e Durrësit.

Abonentët me dekoder të vjetër SD të blerë para Vitit 2011 duhet të paraqiten sa më parë në pikat e autorizuara të shitjes së DigitAlb për të marrë frekuencat e reja.

Ata me modulë duhet të bëjnë kërkim manual në këto frekuenca, ndërsa ata me dekoder HD apo FlyBox, pas marrjes automatike të software-it duhet të bëjnë patjetër rikthim në gjendjen fillestare të dekoderit.

DigitAlb ju fton të përfitoni edhe nga oferta aktuale. Merrni falas dekoderin T2 HD, duke bërë abonim 12-mujor Premium. Për më shumë informacion vizitoni faqen zyrtare Digitalb.al.

Top Channel