Kukës, OSHEE denoncon në polici 5 lidhje të paligjshme
11/07/2017 00:00
Pesë raste të lidhjes së paligjshme të energjisë ka denoncuar OSHEE në fshatin Bardhoc të Kukësit.
Gjatë kontrolleve u zbuluan lidhjet me energjinë elektrike të pompave me rezervuarin e fshatit.
OSHEE sjell shqetësimin jo vetëm për faktin e përdorimit të energjisë pa kontratë, por edhe të mekanizmit të përdorur, jashtë kushteve teknike dhe të sigurisë, duke sjellë në jo pak raste edhe humbje jete nga banorët apo bagëtitë.
Top Channel