Po planifikonin sulme gjatë Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, autoritetet turke arrestojnë 117 anëtarë të dyshuar të Shtetit Islamik pas bastisjeve në Stamboll Rusia është gati të dëbojë rreth 30 diplomatë amerikanë e të sekuestrojë pronat e Shteteve të Bashkuara në formë hakmarrjeje ndaj sanksioneve të Uashingtonit.
Kërcënimi vjen nga burime të Ministrisë së Jashtme ruse, të cituara nga e përditeshmja “Izvestia”. Deklarata të ngjashme kanë bërë kohët e fundit edhe zyrtarë të tjerë të lartë në Moskë.
Në muajin dhjetor, administrata Obama përzuri 35 diplomatë rusë dhe mbylli dy komplekse inteligjence, lëvizje këto të nxitura nga ndërhyrja e supozuar e Rusisë në presidencialet amerikane të 2016-s.
Masat e Obamës erdhën pasi drejtues të shërbimeve të kundërzbulimit i akuzuan agjentët shtetërorë rusë për hakerimin e kompjuterave të Partisë Demokratike me qëllim minimin e fushatës së Hillary Clinton.
Çështjen e sanksioneve të presidentit të më mëparshëm amerikan, shefi i Kremlinit Vladimir Putin e ngriti edhe gjatë takimit me Donald Trump në Hamburg më 7 korrik.
Trump tani gjendet mes dy zjarresh: nëse i kthen rusëve mbrapsht komplekset diplomatike do të çimentojë në sytë e kundërshtarëve imazhin e tij si “lake” i Kremlinit.
E çdo lëshim ndaj Moskës në këto momente do të ishte tejet i diskutueshëm, duke pasur parasysh hetimet aktuale mbi lidhjet e njerëzve të Trump me Rusinë.
Por nëse nuk ia rijep kësaj të fundit godinat e veta, dhjetëra diplomatë amerikanë në Rusi mund të dëbohen e disa ndërtesa diplomatike amerikane të konfiskohen, e kjo do ta vështirësonte së tepërmi atë që miliarderi republikan shpreson shume të arrijë: marrëdhënie më të mira me Moskën.
Top Channel