Po planifikonin sulme gjatë Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, autoritetet turke arrestojnë 117 anëtarë të dyshuar të Shtetit Islamik pas bastisjeve në Stamboll Kur një gazetë kombëtare zbuloi se një plazh pranë Venecias po dekorohej nën tematikën e epokës fashiste të Benito Mussolinit, policia mësyu menjëherë ambientet.
Në një prej tabelave të vendosura në plazhin e Chioggas, në jug të Venecias, lexohej “Zonë dhe regjim antidemokratik”, ndërsa në një tjetër bëhej shaka për holokaustin nazist. “Ndalohet hyrja, dhomë gazi”, thuhej atje.
Prefekti i Venecias urdhëroi heqjen e çdo reference ndaj fashizmit. Përpos sloganeve fashiste, nostalgjikët e asaj kohe mund të dëgjonin edhe mesazhe të përcjella me altoparlantë nga administratori i plazhit, 64-vjeçari Gianni Scarpa.
Përpara se plazhi të bastisej, ai tha për gazetën italiane “La Repubblica” se ishte i kënaqur me klientelën e tij të jashtëzakonshme dhe se i urrente njerëzit e pistë dhe demokracinë.
Por tani çështja ka shkuar në Parlament, ku po diskutohet për ashpërsimin e ligjeve që promovojnë fashizmin. Sipas propozimeve të bëra nga Partia Demokratike e qendrës së majtë, propaganda që vlerëson Mussolinin ose regjimet naziste do të konsiderohet një krim i ndëshkueshëm deri në 2 vite burg.
Populistët e “Lëvizjës 5 yjet” e dënuan projektiligjin, duke e quajtur një vrasës të lirisë, ndërsa partitë e djathta, përfshirë “Lega Nord”, thanë se ai kriminalizonte opinionet dhe se nuk kishte kuptim. Por ish-kryeministri dhe kreu i PD-së, Matteo Renzi pretendon se është fashizmi, ai që ka vrarë lirinë, e jo ligji që kriminalizon propagandën.
Top Channel