Ankesa e PS, KQZ e shqyrton të mërkurën

11/07/2017 00:00

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të nisë të mërkurën shqyrtimin e ankesës së Partisë Socialiste për mandatin e Tiranës.

Në këtë institucion u hodh shorti për caktimin e relatorit të çështjes dhe nga ky short u vendos si relator Denar Biba.

Ankesa e Partisë Socialiste lidhet me një mandat në Qarkun e Tiranës, ndërkohë që ankesë në KQZ kanë bërë edhe PDIU, që thotë se ka fituar një mandat në kryeqytet dhe Partia Demokratike për një mandat në Berat.

Top Channel