Protestat kundër G20, Gjermania masa kundër ekstremistëve

10/07/2017 00:00

Aleatët e kancelares gjermane bënë thirrje për masa të reja ndaj ekstremistëve të majtë, përfshirë një regjistër mbarë europian për ta, pasi vendimi i Angela Merkel për të zhvilluar Samitin e G20 në Hamburg përfundoi me përleshje të ashpra dhe plagosjen e rreth 500 policëve.

Kostoja e dëmit të shkaktuar nuk është përcaktuar ende, por pritet të jetë dhjetëra miliona euro.

Merkel premtoi se banorët e Hamburgut që pësuan dëmtime, do të kompensohen, ndërsa janë shtuar thirrje për dorëheqjen e kryebashkiakut të qytetit Olaf Scholz për keqmenaxhim të situatës. Mijëra militantë anti-kapitalistë u dyndën në Hamburg dhe gjatë përleshjeve me policinë dogjën makina, plaçkitën dyqane e shkatërruan pronën publike e private.

Në këtë kuadër, ministri gjerman i drejtësisë Heiko Maas, nga partia SPD në koalicion me Merkel, tha se qeveria federale do ët japë fonde për të parandaluar ekstremizmin e majtë. Sipas tij, G20 tregoi se gjermani ka arritur kulmin përsa i takon dhunës së motivuar politikisht dhe fakti se shumë njerëz erdhën nga vende të tjera, përligj nevojën për një regjistër evropian të ekstremistëve.

Ngjashëm u shpreh edhe ministri i Brendshëm Heiko Maas, i cili tha se protestat kundër G20 janë një kambanë zgjimi për gatishmërinë e të majtës ekstreme për të përdorur dhunën.

Një tjetër zë nga qeveria, Peter Altmaier, shefi i stafit të Merkel, tha se qeveria do të konsiderojë mundësinë për të mbyllur qendrat e majta. Reagimet e politikanë erdhën pas disa shefa policie thanë se agjentët e tyre në terren ishin tronditur nga dhuna dhe se nuk ishin përgatitur për një ferr të tillë.

Top Channel