Tirana turistike, atraksionet që tërhoqën të huajt

09/07/2017 00:00

Investimet e reja në Tiranë duket se janë shndërruar në atraksionin kryesor turistik për vizitorët e huaj.  

“Jemi me pushime. Jemi nga Hungaria. Shqipëria është shumë vend i bukur, njerëz shumë të dashur dhe është shumë më e zhvilluar se sa e mendonim ne”, u shpreh një turist.

“Sheshi ‘Skënderbej’, është epiqendra e nisjes së të gjithë itinerareve të Tiranës, ka tërhequr shumë vëmendje edhe nga turistët, lidhur me filozofinë dhe konceptin se si është ndërtuar ky shesh, me të gjitha objektet që ndodhen rreth tij. Pazari i Ri është një atraksion që është gjithmonë, ditë pas dite, plot me turistë. Të gjithë tur-operatorët e kanë futur në itinerarin e tyre, Pazarin e Ri”, u shpreh Mirela Kocollari, nga Bashkia e Tiranës.

Në listën e operatorëve turistikë por dhe të shumicës së turistëve që po vizitojnë Tiranën, nuk mungojnë bunkerët e shndërruar në muze Bunkart 1 dhe 2 si dhe godina e përdorur dikur nga sigurimi i shtetit pë hetime, sot shtëpia e gjetheve.

Në muajin qershor, numri i vizitorëve në Bunkart 2 në qendër të Tiranës është rreth 6 mijë, me një mesatare ditore prej rreth 200 vizitorësh.

“Jam mësues historie dhe për mua, të vij në Shqipëri është si një minierë ari sepse është shumë interesante”, tha një turist italian.

Kurse Muzeun e Gjethes, prej 23 majit kur është hapur e vizituan rreth 2000 vizitorë. Duke parë kërkesën e lartë të vizitorëve, objekti do të qendrojë i hapur deri në muajin shtator nga mëngjesi deri në 7 e 30 të mbrëmjes.        

Top Channel