Situata me zjarret në vend, 10 vatra aktive, qindra forca dhe mjete në terren Të paktën 30 raste të zjarrvënieve të qëllimshme me një shtrirje të konsiderueshme janë regjistruar në qarkun e Gjirokastrës që prej fillimit të verës së sivjetshme.
“Duhet një reagim i menjëhershëm”, thotë Flamur Bime, prefekti i Qarkut Gjirokastër.
Kreu i shërbimit zjarrfikës në Gjirokastër paraqiti shqetësimin për mungesën e hidrantëve dhe mundësive për të furnizuar zjarrfikëset në zonat e Dropullit dhe Libohovës ndërsa foli një situatë të përmirësuar në Gjirokastër.
“Dropulli dhe Libohova nuk ka asnjë hidrant uji për të furnizuar makinat zjarrfikëse e jo më për gjë tjetër. Shumë mirë është vetëm qyteti i Gjirokastrës sepse ka pasur hidrantë”, thotë Kujtim Bizhga, drejtor i shërbimit zjarrfikës.
Nënprefekti i Tepelenës foli për një situatë më pak problematike të zjarrvënies gjatë këtij viti.
“Nga investimet e Qeverisë, Memaliaji dhe Tepelena kanë qenë të furnizuara me ujë 24 orë në ditë, por si rezultat i thatësirës burimet kanë rënë, si dhe ka pasur edhe shumë ndërhyrje në rrjetet e jashtme”, tha Avni Lala, nënprefekt i Gjirokastrës.
Top Channel