Nga kongresi i VLEN ku u harrua himni shqiptar, Mickovski propagandë nacionaliste në Pustec: Një popull që i respekton heronjtë e vet, nuk zhduket kurrë
Kryeministri grek, Alexis Tsipras është shtruar sot urgjentisht në spital dhe i është nënshtruar një operacioni të domosdoshëm.
Sipas njoftimit nga zyra e shtypit të kryeministrit, Tsipras është shtruar në orën 15 të pasdites së të premtes në spitalin “Eugenidio”, ku është futur menjëherë në sallën e operacionit dhe ka hequr një hernie inguinale (në kërthizë).
Kreu i qeverisë greke ka pasur dhembje të mëdha gjatë pasdites së të enjtes, ndaj është planifikuar në orët e mëtejshme ndërhyrja kirurgjikale.
Operacioni është kryer nga Dhimitris Theodorou, asistent profesor i Kirurgjisë, një nga kirurgët më të mirë të vendit.
Pas operacionit, ai është vizituar edhe nga ministri i Shëndetësisë, ndërsa më pas ka falënderuar të gjithë mjekët dhe personelin e spitalit, ku është kryer ndërhyrja mjekësore.
Tsipras do t’u rikthehet detyrave kryeministrore pas disa ditësh.
Top Channel