Dhuna ndaj ish-kryetarit të PD në Lezhë, reagon Ministria e Shëndetësisë: Ka dëmtime në këmbë dhe në vesh, është në gjendje të stabilizuar
Ministri i Punëve të Brendshme, Dritan Demiraj kreu këtë të premte një inspektim ajror në kuadër të masave për parandalimin e kultivimit të lëndëve narkotike.
Gjatë këtij inspektimi, që u shtri në të gjithë zonat që kanë qenë problematike gjatë vitit të kaluar nuk është evidentuar asnjë rast i kultivimit të kanabisit.
Edhe nga raportimet që ministri Demiraj ka marre nga Policia e Shtetit nuk rezulton të ketë kultivim në masë të narkotikëve, me perjashtim të rasteve të izoluara që janë evidentuar dhe asgjësuar.
Ministri Demiraj ka inkurajuar Policinë e Shtetit të përqendrohet në evidentimin dhe sekuestrimin e sasive stok të lëndëve narkotike të trashëguara nga viti i kaluar, në mënyrë që trafikimi i tyre jashtë territorit të Shqipërisë të minimizohet dhe parandalohet tërësisht.
Top Channel