“Gara” me demat, 3 të lënduar në San Fermini

07/07/2017 00:00

Pamplona e Spanjës gëlon sërish nga njerëzit e mbledhur nga çdo cep i botës për festivalin e famshëm të San Ferminit, por këtë herë të lënduarit nuk kanë munguar që në çeljen e tij.

Tre persona u plagosen nga demat gjatë të parit vrapim nëpër rrugët e festivalit të këtij viti. Dy prej tyre janë amerikanë, ndërsa i treti, një spanjoll është ai me plagët më të rënda në këmbë e sidomos në kokë.

Që te tre u dërguan ne spital për trajtim mjekësor, por vetëm 46-vjeçari nga Spanja i është nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale.

Vrapimi, qe tërheq zakonisht rreth 2.000 persona, nuk zgjat veçse tre minuta. pjesëmarrësit e veshur me të bardha mbajnë në qafë nga një shall të kuq e përpiqen ta përshkojnë sa më shpejt distancën e 850 metrave pa u shpuar nga brirët e demave të egërsuar, por jo të gjithë ia dalin.

Demat vijnë nga ferma Cebada Gago, e njohur për egërsinë e kafshëve të saj, mbajtëse të rekordit të plagosjeve këto vitet e fundit. Që në debutimin e saj në rrugët e ngushta te Pamplonës në 1985-sën, demat e kësaj ferme në jug të vendit kane lënduar mbi 53 vetë. ajo qe njihet si “Fiesta” nëntë ditore e San Ferminit është përjetësuar ne librin e laureatit të Nobelit në Letërsi Ernest Heminguej, “Dhe dielli lind”.

Top Channel