
Një zjarr i fuqishëm përfshiu një koncesionar makinash luksoze në Hamburg të Gjermanisë, që përgatitet të mikpresë samitin e rëndësishëm të G20-s.
Departamenti i Zjarrfikësve mendon se, me shumë gjasë bëhet fjalë për zjarrvënie të qëllimshme.
Plot 12 makina tip “Porsche” janë shkrumbuar nga flakët, që përfshinë koncesionarin në orët e para të ditës. 38 zjarrfikës u angazhuan në fashitjen e zjarrit, të cilin arritën fatmirësisht ta frenonin, përpara se të përhapej e të digjte edhe makina të tjera.
Disa automjete u dëmtuan, sipas mediave vendase, edhe nga shkuma e përdorur për shuarjen e flakëve. “Porsche” e llogariti koston e dëmit në më shumë se një milion euro.
Zyrtarët lokalë dyshojnë se incidenti mund të ketë lidhje me takimin e G20-s, por po hetojnë përpara se të dalin në përfundime.
Top Channel