Chris Brown ndryshon deklaratën dhe pranon akuzën për sulm, producenti muzikor kërkon drejtësi pas incidentit në klub Kongresmenit republikan, Clay Higgins, mund t’i jetë dukur një ide mjaft origjinale, por zyrtarët e Aushvicit nuk e mendojnë kështu.
Ata e kanë kritikuar ashpër anëtarin e Kongresit të Shteteve të Bashkuara për xhirimin e një videoje brenda dhomave të gazit të ish-kampit nazist të vdekjes.
“Këto dhoma nuk janë skenë teatri, por vendi i një heshtjeje të trishtë”, kanë shkruar ata në Twitter.
Higgins shprehej në video se, tmerret e kampeve famëkeqe të Luftës së Dytë Botërore ishin arsyeja përse ushtria amerikane duhet të jetë e “pamposhtur”.
Vetëm në Aushvicin e Polonisë së pushtuar nga Gjermania naziste llogaritet të kenë gjetur vdekjen gati 1.1 milionë njerëz, shumica hebrenj. Higgins e filmon të plotë turin e tij, duke e shoqëruar lëvizjen edhe me komente, ndërsa në një moment të caktuar hyn brenda një dhome gazi, e shpjegon sesi ekzekutoheshin viktimat e nazistëve atje.
Kongresmeni i Louisianës nuk iu është përgjigjur kritikave. Zyra e tij ka qenë e mbyllur për shkak të festës së 4 korrikut, por videoja duket se është hequr nga faqja zyrtare e Higgins në internet. Disa përdorues të “Twitter”-it reaguan me zemërim, duke sqaruar se veprimi i tij i kishte zënë ngushtë, e madje disa edhe kanë kërkuar ndjesë për sjelljen e amerikanit.
Top Channel