
Kongresmenit republikan, Clay Higgins, mund t’i jetë dukur një ide mjaft origjinale, por zyrtarët e Aushvicit nuk e mendojnë kështu.
Ata e kanë kritikuar ashpër anëtarin e Kongresit të Shteteve të Bashkuara për xhirimin e një videoje brenda dhomave të gazit të ish-kampit nazist të vdekjes.
“Këto dhoma nuk janë skenë teatri, por vendi i një heshtjeje të trishtë”, kanë shkruar ata në Twitter.
Higgins shprehej në video se, tmerret e kampeve famëkeqe të Luftës së Dytë Botërore ishin arsyeja përse ushtria amerikane duhet të jetë e “pamposhtur”.
Vetëm në Aushvicin e Polonisë së pushtuar nga Gjermania naziste llogaritet të kenë gjetur vdekjen gati 1.1 milionë njerëz, shumica hebrenj. Higgins e filmon të plotë turin e tij, duke e shoqëruar lëvizjen edhe me komente, ndërsa në një moment të caktuar hyn brenda një dhome gazi, e shpjegon sesi ekzekutoheshin viktimat e nazistëve atje.
Kongresmeni i Louisianës nuk iu është përgjigjur kritikave. Zyra e tij ka qenë e mbyllur për shkak të festës së 4 korrikut, por videoja duket se është hequr nga faqja zyrtare e Higgins në internet. Disa përdorues të “Twitter”-it reaguan me zemërim, duke sqaruar se veprimi i tij i kishte zënë ngushtë, e madje disa edhe kanë kërkuar ndjesë për sjelljen e amerikanit.
Top Channel