“Realizova amanetin e nënës”/ Rekordi në Ballkan, rrëfehet Briken Calja: Jam drejt fundit, dua ta mbyll me nder
Në Paris vazhdon lufta mes Marco Verrattit dhe drejtuesve të Paris Saint Germain. Klubi parizien nuk ka ndërmend të heqë dorë nga shërbimet e mesfushorit italian, ndërkohë që ky i fundi është gjithnjë e më i vendosur për t’u larguar nga klubi francez, pasi tundohet jashtë mase nga Barcelona.
Kësaj telenovele të radhës në merkaton e transferimeve i shtohet një tjetër episod. Mësohet se, pasditen e së martës, Verratti ka zhvilluar një takim me trajnerin Unay Emery, të cilit i ka bërë të ditur dëshirën e tij për t’u larguar.
Trajneri i Paris Saint Germain e mori parasysh këtë kërkesë të Verrattit, e ia referoi drejtuesve të klubit transalpin, por këta të fundit nuk ndryshuan qëndrim dhe refuzuan takimin me Verrattin, pasi ajo që ata dëshirojnë nga italiani është respektimi i kontratës.
Të premten, Verratti do të duhet të bashkohet me skuadrën për të nisur përgatitjet për sezonin e ri dhe kjo histori pritet të pasurohet me episode të reja, pasi tundimi për të luajtur si protagonist në Champions League me fanellën “blaugrana” është i madh për Marco Verrattin.
Top Channel