Chris Brown ndryshon deklaratën dhe pranon akuzën për sulm, producenti muzikor kërkon drejtësi pas incidentit në klub Temperatura 250 gradë dhe shi acid. Jemi shumë pranë pikës kur ngrohja globale do të bëhet e pakthyeshme.
Zgjedhja e Donald Trump për t’u tërhequr nga marrëveshja e klimës mund ta çojë Tokën drejt shndërrimit në një planet të ngjashëm me Afërditën.
Paralajmërimi i tmerrshëm vjen nga fizikanti e kozmologu i famshëm, Stephen Hawking, i cili profetizon një skenar apokaliptik.
“Ndryshimi i klimës është një prej rreziqeve më të mëdha me të cilat përballet njerëzimi”, rrëfen për BBC-në, njeriu që arriti të shpjegojë enigmat e vrimave të zeza. “Nëse duam ta frenojmë, duhet ta bëjmë tani”.
Afërdita është planeti më i nxehtë i sistemit tonë diellor dhe të tillë, atë e ka bërë një efekt serë, ku retë e padepërtueshme të përbëra nga acidi klorhidrik kthehen në një kurth gjigant, duke bllokuar çlirimin e rrezatimit termik të lëshuar nga sipërfaqja, gjë që e kthen ambientin atje në një ferr të vërtetë.
Termometri mund të shënojë deri në 450 gradë, ndërsa presioni është gati 100 herë më i lartë sesa në Tokë. Në shumë aspekte, megjithatë, Afërditën e konsiderojnë si “binjaken” e planetit tonë për nga ngjashmëria e origjinës, por të degraduar deri në këtë pikë prej emetimeve të gazit karbonik.
Trump, i cili e konsideron ngrohjen globale një mashtrim, njoftoi në fillim të qershorit tërheqjen e Uashingtonit nga marrëveshja globale e klimës, e arritur në Paris dy vite më parë, me argumentin se kjo lëvizje synonte mbrojtjen e qytetarëve amerikanë. Shtetet e Bashkuara janë ndotësit e dytë më të mëdhenj të ambientit në botë, pas Kinës që renditet e para.
Top Channel