Sulm me raketa në Ukrainë, të paktën 15 të vrarë dhe mbi 100 të plagosur. Kievi përgjigjet duke shkatërruar një nga objektet më të rëndësishme ushtarake ruse Dhjetëra mbështetës të qeverisë hynë me dhunë në Parlamentin e Venezuelës që kontrollohet nga opozita dhe sulmuan disa deputetë e gazetarë.
Dhuna shpërtheu pas sesionit të Asamblesë Kombëtare që shënoi ditën e pavarësisë së vendit. Agresorët nga radhët e mbështetësve të Presidentit Nikolas Maduro ishin armatosur me mjete rrethanore dhe shpërthyen fishekzjarrë në oborrin e Parlamentit.
Pamjet televizive shfaqin deputetë të opozitës të përgjakur dhe gazetarët që u bënë pre e dhunës së protestuesve. Mësohet se turma me protestues ishte mbledhur prej orësh para parlamentit dhe duket se sulmi u krye pas nxitjes së tërthortë që ata morën nga zëvendës presidentit i vendit. Tareck al Aissami u shfaq në kongres me disa ministra dhe gjatë fjalimit të tij i bëri thirrje protestuesve që të tregonin mbështetjen për presidentin.
Venezuela është përfshirë nga një krizë e thellë ekonomike dhe politike. Protestat kundër qeverisë vazhdojnë përditë prej muajsh, por Maduro reziston dhe mban pushtetin me forcë, duke fajësuar opozitën dhe armiqtë e jashtëm për kaosin në vend.
Kulmi i tensionit arriti kur një pilot i identifikuar si Oscar Perez, javën e shkuar sulmoi me helikopter ministrinë e brendshme dhe gjykatën e supreme dhe i bëri thirrje popullit të vazhdonte luftën kundër qeverisë.
Pak orë para dhunës në parlament, Gjykata Supreme e Venezuelës, e kontrolluar nga Maduro, nisi procedurat për pezullimin e prokurores së përgjithshme Luisa Ortega Diaz, e cila prej kohësh kritikon politikat dhe reformat e presidentit.
Top Channel