Apeli heq sekuestron mbi pasuritë e ish-deputetit Peza

05/07/2017 00:00

Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda hoqi sekuestron e vendosur nga Shkalla e Parë ndaj pasurive të ish-deputetit Alfred Peza, menjëherë sapo i është dorëzuar i zbardhur vendimi i Gjykatës së Lartë.

Me argumentin se kishte fshehur të ardhurat, prokuroria e hetoi Pezën duke i mbajtur të sekuetstruara pasuritë prej disa muajsh.

Por Gjykata e Lartë më herët e rrëzoi këtë kërkesë, ndërkohë që ky vendim paralajmëroi të njëjtin fat edhe për dosjen që ndodhej te Krimet e Rënda.

Në vendimin e saj, Gjykata e Lartë konsideron të papërligjur kërkesën për vënien e masës së sekuetsros mbi vlerën e aksioneve prej 1 për qind.

Gjykata e Lartë thotë se konkluzioni i prokurorisë, sipas të cilës vlera totale e pasurisë është më e madhe se të ardhruat e realizuara, nuk rezulton bindës dhe që të përligjë vënien e masës së sekuestros.

Këtij vendimi të Gjykatës së Lartë, që iu referua Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda parashikohet t’i nënshtrohet edhe vetë Gjykata e Lartë, e cila ka në shqyrtim dosjen në themel të ish-deputetit Peza.

Top Channel