Sulm me raketa në Ukrainë, të paktën 15 të vrarë dhe mbi 100 të plagosur. Kievi përgjigjet duke shkatërruar një nga objektet më të rëndësishme ushtarake ruse Pak ditë përpara samitit të G20-s, Trump ul tonet me Angela Merkelin e dërgon në drejtim të Kancelares gjermane disa sinjale miqësore.
Shtëpia e Bardhë njoftoi se, gjatë një telefonate mbrëmjen e së hënës, presidenti amerikan është shprehur i gatshëm të ndihmojë shefen e ekzekutivit gjerman, që takimi i rëndësishëm të rezultojë një sukses.
Dy udhëheqësit kanë biseduar gjerësisht për çështje të ndryshme, si klima, mbrojtja e sipërmarrësve, tregtia, apo prodhimi i metalit.
Ekziston një farë frike se, gjatë samitit që do të mbahet në datat 7 dhe 8 korrik, republikani mund të shkaktojë mosmarrëveshje me qëndrimet e tij për politikat proteksioniste në tregti dhe ekonomi, apo kundërshtimet ndaj Marrëveshjes së Parisit mbi klimën.
Dallimet me Merkelin në shumë tema mbeten të mëdha. Ajo e ka kritikuar disa herë qëndrimin e kreut të Shtëpisë së Bardhë mbi ndryshimet klimatike dhe tregtinë, por pa e përmendur në emër. Pikërisht kursi i deritanishëm i administratës amerikane e ka shtyrë të dalë me paralajmërimin se, nuk duhen pasur pritshmëri të larta, nga samiti që do ta organizojë në Hamburg.
“E njohim linjën amerikane për çështje të caktuara, – është shprehur Merkel, – dhe nuk pres që brenda këtij takimi dyditor ajo të ndryshojë rrënjësisht”.
Kancelarja, prej ditësh është duke zhvilluar takime dhe konsultime për këtë samit. Javën që shkoi, ajo u takua me krerët e BE-së; të premten i telefonoi presidentit rus, Vladimir Putin; e në vazhdim do të bisedojë edhe me presidentin e Kinës, Xi Jinping.
Top Channel