Investimi i Bashkisë, rrugë e re në zonën e Astirit

04/07/2017 00:00

Periudha e verës po shfrytëzohet nga Bashkia e Tiranës për të realizuar investimet në përmirësimin e infrastrukturës, ku një vëmendje të veçantë i është kushtuar zonave në periferi.

Mjetet e rënda të bashkisë po punojnë me intensitet për ndërtimin e rrugës “Tom Plezha”, në zonën e ish-komunës së Kasharit, e cila u vjen në ndihmë qindra familjeve që jetojnë në zonën e Astirit.

“Këtë verë vëmendja tek Astiri – Unaze e Re. Fillon rruga “Tom Plezha” që dhe ish-zonat e komunës Kashar të trajtohen njësoj në Tiranën e madhe”, shkruan kryebashkiaku Veliaj në Facebook.

Top Channel