Dy këshilltarët e ministrit të Brendshëm, Dritan Demiraj dhanë dorëheqjen për shkaqe familjare, siç ata i kanë argumentuar.

Aleks Hajdari dhe Muhamet Rrumbullaku, që të dy ish-zyrtarë të lartë policie u zgjodhën në stafin e ngushtë nga vetë ministri i Brendshëm Demiraj.

Pas këtyre dy dorëheqjeve ministrit teknik, Dritan Demiraj i ngelen në kabinet dhe katër këshilltarë të tjerë së bashku me shefin e kabinetit, që të gjithë ata të emëruar në këto detyra menjëherë pas marrëveshjes së 18 majit.

Të dielën, Top Channel paralajmëroi se pas përfundimit të raportit për zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit, priten dorëheqjet e zëvendës kryeministres dhe të katër ministrave teknikë dhe se qeveria “Rama” do të vazhdojë t’i drejtojë këto dikastere me zëvendës ministrat.

Top Channel