SHBA, taksia përplaset me njerëzit

03/07/2017 00:00

Një makinë goditi një turmë këmbësorësh në aeroportin Logan në Boston duke plagosur disa prej tyre.

Policia lokale tha se një taksi u përplas me njerëzit në një parking të aeroportit dhe plagosi 10 nga ata. Autoritetet e Bostonit bënë me dije se askush nuk ka mbetur i vdekur dhe se të plagosurit kanë nivele të ndryshme lëndimi.

Gazeta “Boston Globe” raportoi se incidenti po hetohet si një aksident, diçka e konfirmuar më pas edhe nga hetuesit që thanë për mediat se nuk bëhet fjalë për një akt të terrorist dhe se shqyrtimet paraprake nuk kanë sjellë asnjë të dhënë që të ngrejë dyshime të tilla.

Mediat lokale raportojnë se drejtuesi i mjetit, një taksist 56 vjeçar, është në vendngjarje dhe po bashkëpunon me policinë për të zbardhur dinamikën e incidentit.

Megjithëse bëhet fjalë për një aksident automobilistik, në prag të festës së pavarësisë së SHBA, duket se çdo incident  mjafton për të ngritur tensionin dhe të për sjellë spekulime për sulme të mundshme.

Top Channel