Mbyllen plazhet në New Jersey, por jo për Guvernatorin

03/07/2017 00:00

Të premten, Guvernatori i New Jersey, Chris Christie urdhëroi mbylljen e plazheve publike në këtë shtet amerikan, si pasojë e bllokimit të buxhetit në legjislaturën lokale.

Por të dielën, mediat amerikane publikuan foto të guvernatorit Christie dhe familjes së tij, duke u relaksuar në një nga këto plazhe, të vetmit njerëz aty, sepse ato janë mbyllur nga guvernatori.

Fotoja që po shihni e përmbledh mjaft mirë situatën, ndërsa mësohet se policia e vendosur në hyrjet e parqeve shtetërore, pengoi vizitorët e tjerë që ti shfrytëzonin ato, sipas udhëzimit nga autoritetet.

Kritikat vërshuan lumë ndaj Guvernatorit Christie pas publikimit të fotove dhe në media sociale banorët e New Jersey e akuzuan atë se po shfrytëzon postin pa iu dridhur qerpiku.

Sipas rivalëve të tij politikë, fotot tregojnë se Chris Christi thjesht nuk do t’ia dijë më për detyrën. Por vetë Chris Christi nuk përtoi aspak që ti përgjigjej akuzave dhe tha se rezidenca e Guvernatorit është pranë bregut, prandaj s’kishte pse të mos dilte në plazh.

Para se fotot të publikoheshin, vetë guvernatori deklaroi se nuk kishte pasur kohë të dilte në diell.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA