Koha për vendime në mosmarrëveshjen ligjore të Paris Saint-Germain me Mbappe
Nëse Bayern apo Arsenal do të kishin vendosur për ta blerë para startit të Kupës së Konfederatave, do t’i kishin kursyer vetes miliona shpenzime për një talent në shpërthim e sipër.
Por, performanca e Leon Goretzka në turneun në Rusi, e ka rritur ndjeshëm vlerën e tij në treg, e bashkë me të edhe numrin e pretendentëve.
Drejtori Sportiv i Schalke 04, i gjendur përballë një interesi të madh nga gjigantët e futbollit europian, ka insistuar se mesfushori do të qëndrojë në Gelssenkirschen të paktën dhe një sezon. Por, përballë një çeku të majmë prej të paktën 40 milionë eurosh, edhe skuadra e pellgut të Ruhrit do të dorëzohej shpejt.
“Ne presim që të nisim kampionatin sërish me Goretzkën në ekipin tonë, pasi është futbollisti më i mirë që kemi. Nuk ka asnjë kuptim ta lëmë të ikë, edhe pse mund ta kërkojnë klube gjermane dhe kineze”, tha drejtori i Schalke, Kristian Haidel.
Leon Goretzka nuk ka pranuar të diskutojë të ardhmen gjatë Kupës së Konfederatave, por 22-vjeçari joshet jo pak nga radarët e Bayern dhe Arsenal drejtuar mbi të.
Top Channel