Presidenti “rreh” CNN, Trump provokon sërish në “Twitter”

02/07/2017 00:00

Presidenti amerikan postoi një video të shkurtër ku ai shfaqet duke rrahur një person që në vend të kokës ka logon e televizionit amerikan CNN.

Në videon origjinale të vitit 2007, Trump merr pjesë në spektaklin e njohur të Wrestling dhe godet pronarin e këtij organizmi Vionce McMahon.

Mësohet se video e modifikuar ku shfaqet Trump që sulmon CNN, një prej televizioneve më të urryera nga presidenti, u postua disa ditë më parë në forumet e internetit që mbështesin presidentin amerikan.

Por fakti që video e modifikuar u postua edhe nga Trump nuk është vlerësuar aspak nga media dhe CNN akuzoi presidentit se po nxit dhunë ndaj tyre.

CNN gjithashtu tha se me postimin e  videos, presidenti angazhohet në sjelle fëmijësh nuk i shkojnë aspak dinjitetit të zyrës së tij. Sidomos pas sulmit ofendues në “Twitter” të disa ditëve më parë ndaj dy gazetarëve, postimi i videos, pavarësisht se e rreme, nuk lë asnjë shije të mirë.

Në videon origjinale të vitit 2007, Trump mori pjesë në atë që quhej “beteja e miliarderëve” dhe ndihmoi të pranishmit e tjera t’i rruanin kokën rivalit të tij Vince McMahon.

Top Channel