Situata nga reshjet në vend, reagon Delegacioni i BE në Shqipëri: Të gatshëm të ndihmojmë shqiptarët për të përballuar motin ekstrem
Një grup anëtarësh të forumeve të PD dhe deputetë të kësaj partie kanë dalë me një deklaratë të përbashkët ku thonë se zgjedhjet e 25 qershorit shënuan disfatën më të rëndë zgjedhore në historinë e Partisë Demokratike.
Për ta, rezultati ishte pasojë e blerjeve masive të votave me paratë e drogës dhe përfshirjes së krimit në proces zgjedhor, por edhe pasojë e gabimeve të rënda të Partisë Demokratike.
Ky grup kerkon garë te hapur, me rregulla të drejta e të paanshme, me analizë dhe debat alternativash, me konkurrim real dhe respekt e gjithëpërfshirje për sfidantët, si kusht themelor për rimëkëmbjen e PD-së.
Ata kërkojnë që me dorëheqjen e kryetarit, Kryesia e PD-së të mblidhet me urgjencë dhe të marrë masat e nevojshme, përfshirë anulimin e procedurës së nisur pa miratimin e Kryesisë së PD-së, ngritjen e një grupi gjithëpërfshirës pune për hartimin e rregullores për zgjedhjet dhe të kalendarit të procesit zgjedhor, si dhe shpalljen e një date të përshtatshme zgjedhjesh, siç mund të jetë java e tretë e muajit nëntor.
Ndërsa pas zgjedhjes së kryetarit të ri duhet të nisë organizimi i Kuvendit të jashtëzakonshëm, ku sipas grupimit duhet të paraqitet platforma për rimëkëmbjen e PD-së dhe për ringjalljen e opozitarizmit në Shqipëri.
Top Channel