Arkansas, plagosen 25 vetë në klubin e natës. Jo terrorizëm

01/07/2017 00:00

Plot 25 persona janë qëlluar me armë zjarri, pas të shtënave që shpërthyen ditën e shtunë në një shfaqje reperash në një klub nate në Little Rock, duke nxitur edhe thirrjet e udhëheqësve kryesorë për të frenuar dhunën në rritje në kryeqytetin e Arkansasit.

Policia tha se të shtënat e dëgjuara në “Poëer Ultra Lounge” ishin si rezultat i një grindjeje mes klientëve të klubit të natës, e nuk kishte të bënte aspak me një rast të dhunshëm të një agresori të vetëm apo një grupi, e aq më pak të ishte incident i lidhur me terrorizmin.

Forcat ligjzbatuese të Little Rock njoftuan se 25 persona u qëlluan dhe 3 të tjerë pësuar dëme rastësore. Të gjithë thuhen se nuk kanë plagë që u rrezikojnë jetët.

Pas ngjarjes së orëve të para të së shtunës, policia rrethoi vendin e krimit, ndërsa ekipet hetimore nisën mbledhjen e provave brenda dhe jashtë klubit të natës.

Top Channel