Zhgënjen edhe Tirana, Skënderbeu bën detyrën
29/06/2017 00:00
Nuk ka qenë pozitiv debutimi i skuadrave shqiptare në raundin e parë të kupës Europa League. Pas humbjes së Partizanit në “Selman Stërmasi” me rezultatin 3-1 nga skuadra bullgare Botev Plovdiv.
Një humbje të paralajmëruar regjistroi edhe Tirana në transfertën e Telavivit. Makabi fitoi me rezultatin 2-0 përball bardhebluve që ndeshjen e kthimit do ta luajnë në shtëpi pas një jave.
Të vetmit që arritën të merrnin një fitore, deri diku të sigurt në letër, ishin djemtë e Ilir Dajës të Skënderbeut që mundën ekipin nga Andora, Sant Hulian me rezultatin 1-0. Goli u shënua nga Latifi me një goditje standarde, pak minuta pasi po ai kishte humbur një 11-metërsh.
Top Channel