Largimi i Britanisë, dëmtim serioz i buxhetit të BE-së

29/06/2017 00:00

Largimi i Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian do të lërë një boshllëk prej të paktën 10 miliard eurosh në buxhetin e Unionit.

Paralajmërimi vjen nga komisioneri i buxhetit Günther Oettinger, i cili tha se blloku duhet të shpenzojë më pak para, ose të gjejë fonde të tjera për të plotësuar boshllëkun që vlerësohet në 16% të të gjithë buxhetit.

Mes opsioneve të diskutuara është pakësimi i pagesave bujare për fermerët ose një taksë mbi trasnaksionet financiare.

“Një vend dhe kontribues i madh po largohet. Kjo ka pasoja”, deklaroi Oettinger.

Por sipas Oetinger nuk është vetëm Brexit që i ka shkaktuar dhimbje koke bashkimit evropian.

 Ai tha se largimi i Britanisë dhe si pasojë paratë e saj, vjen ndërsa BE duhet të financoje projekte të reja si mbrojtja dhe siguria e brendshme.

Për këtë arsye, sipas komisionerit të buxhetit, boshllëku financiar mund të jetë dy herë më i madh.

Sipas analistëve, ndërsa nuk kanë nisur mirë negociata për brexit, BE shpreson që efekti i largimit të jetë më i qartë në fund të këtij viti apo deri mesin e vitit të ardhshmë, kur do të paraqitet edhe projekt buxheti pas vitit 2020.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA