I nxehti, Veliaj mbledh Task-Forcën: Aksion për ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme, kurseni ujin

29/06/2017 00:00

Bashkia e Tiranës ka mbledhur task force për ujin e pijshëm, ku bëri të ditur dhe masat e mara për menaxhimin sa më të mirë të tij. Lavazhet dhe pishinat mund edhe të mbyllen përkohësisht nëse do të jetë e nevojshme tha Veliaj.

“Monitorim i aktivitetit  të lavazheve dhe pishinave dhe mbylljen e përkohshme nëse do të jetë e nevojshme. Kush lanë makinën e vet me ujë të pijshëm do të përfundojë në komisariat”, tha kreu i bashkisë Erion Veliaj.

Ai bëri të ditur se  sapo ka mbaruar një by pass që furnizon dhe zonën e Unazës së Re nga burimet e Bovillës për të evituar mungesën e ujit nga tharja e puseve në Laknas dhe Bërxullë. “Duke qënë se dhe Bovilla ka rënë, edhe sasia e ujit që vjen nga Bovilla është gjithashtu modeste, për të mos thënë minimale. Më reuzlton që dhe ndërhyrja që kemi pasur sot me policinë e shtetit tashmë i ka dhënë rezultatet e para dhe në depot e Kasharit kemi një rritje të nivelit vetëm falë 150 ndërhyrjeve që kemi bërë sot në mëngjes”, tha Veliaj më tej.

Aktualisht, 10-15% e popullsisë së Tiranës është në krizë për ujë të pijshëm, për shkak të temperaturave të larta dhe motit të nxehtë.

Top Channel