UKT: Kurseni ujin! Po vjen thatësira

28/06/2017 00:00

Ujësjellësi dhe Bashkia e Tiranës i bëjnë thirrje qytetarëve që të mos e shpërdorojnë ujin e pijshëm, por ta përdorin ate me kursim në mënyrë që të mos mbeten asnjë ditë pa furnizim për sa kohë temperaturat janë rritur ndjeshëm dhe muajt e fundit nuk ka pasur reshje shiu.

Për këtë është ngritur edhe një taskforce për të mos lejuar abuzimin  me ujin e pijshëm si dhe për të marrë masa për këdo që nuk respekton Kodin e ujit. Për disa zona të izoluara të cilat janë pika fundore të rrjetit të shpërndarjes  së ujit në të cilat mund të ketë kufizime, Ujesjellësi ka vënë në dispozicion bote  në mënyrë periodike.

Ndërkohë që bashkia i kërkon administratorëve të pallateve  të kontrollojnë vazhdimisht funksionimin e pompave dhe qytetarëve  të mund të denoncojnë në numrin 0800 44 88 për çdo ndërhyrje apo shpërdorim të ujit të pijshëm nga persona të papërgjegjshëm.

Top Channel