
Është mbyllur numërimi edhe në Qarkun e Elbasanit, ku nga kutitë e fundit të numëruar nuk ka pasur ndryshime në ndarjen e mandateve.
Kështu, nga Partia Socialiste, ky qark do të përfaqësohet nga 7 deputetë, 3 do të jenë nga PD, 2 PDIU dhe 2 nga LSI.
Partia Socialiste ka arritur të marrë 44.29 përqind të votave, Partia Demokratike 20.52, ndërsa me 17.84 përqind PDIU renditet e treta në këtë qark duke lënë të kartën LSI-në me 14.31 përqind të votave.
Lista e deputetëve që dalin nga Qarku i Elbasanit
PS
1-Taulant Balla
2-Evis Kushi
3-Arben Kamami
4-Musa Ulqini
5-Anastas Angjeli
6-Luan Duzha
7-Nuri Belba
PD
1-Edmond Spaho
2-Endri Hasa
3-Luciano Boçi
PDIU
1-Aqif Rakipi
2-Bujar Muça
LSI
1-Monika Kryemadhi
2-Edmond Haxhinasto
Top Channel