Doshi: Bashkëpunim vetëm me Edi Ramën
27/06/2017 00:00
Deputeti Tom Doshi, nga Shkodra tha se do të mbështesë kryeministrin Rama në mandatin e tij të ri. Doshi e quajti fitore faktin që në Shkodër partia e tij e re Social-Demokrate kishte nxjerrë LSI forcë të katërt.
“Dua të falenderoj ekipin që jam fitues. Ky mandat ka vlera të mëdha për mua dhe gjithë mbështetësit sepse gjatë këtyre 12 vjetëve është hedhur baltë vazhdimisht dhe padrejtësisht mbi figurën time. Unë nuk jam i kënaqur me këtë rezultat sepse mandati i dytë nuk ishte larg. Por ishte një gabim taktik i imi që bëra mitingun dhe i tremba të gjitha forcat politike. Bashkëpunimin e kam vetëm me kryeministrin”, ka thënë Doshi.
Top Channel