Deputetja e saposhpallur nën siglën e PDIU-së, në qarkun e Dibrës, Reme Lala, ka konfirmuar se do t’i bashkohet vullnetit të shqiptarëve duke i ofruar bashkëpunimin e saj Partisë Socialiste me në krye Edi Ramën.
“Unë nuk kam asnjë parti, partia ime jeni ju. Për qytetarët e mi do t’i bashkëngjitem vullnetit të shqiptarëve për t’i dhënë timonin Edi Ramës”, deklaroi ajo.
Deputetja Reme Lala theksoi se do t’i bashkëngjitet vullnetit të shumicës së shqiptarëve, për t’i dhënë “timonin” Edi Ramës.
Deputetja e re bëri edhe një premtim për mbështetësit e saj në Dibër, duke theksuar se bashkë me Edi Ramën do të bëjnë rrugën e Arbrit dhe se në të kundërt do të djegë mandatin e deputetes.
“Bashkë me Edi Ramën do ta bëjmë rrugën e Arbrit, nëse kjo nuk ndodh do ta gris mandatin”, tha Reme Lala, teksa ishte e rrethuar nga simpatizantët e saj.
Top Channel