Numërimi, Vlahutin inspekton KZAZ-në e Sarandës

26/06/2017 00:00

Ambasadorja e BE, Romana Vlahutin ka qenë në KZAZ-në numër 88 në Sarandë për të inspektuar procesin e numërimit të votave.

Ambasadorja ka pritur për rreth 45 minuta në makinë, pasi në këtë KZAZ nuk ishin paraqitur komisionerët dhe dera e saj ishte e mbyllur, pasi ata kishin shkuar për të pushuar dhe kishin njoftuar se do të rifillonin punën në orën 11, ndërkohë që e kanë filluar në 11.45.

Pasi takoi kryetarin e KZAZ-së dhe vëzhguesit e OSBE-së, ambasadorja Vlahutin qëndroi për gati 1 orë në sallë duke parë nga afër situatën.

Në 4 bashkitë Sarandë, Delvinë, Konispol dhe Finiq procesi i numërimit nisi në orët e vona të natës dhe ka vijuar me ndërprerje të vogla për shkak të lodhjes së komisionerëve.

Pas inspektimit të kësaj KZAZ-je, ambasadorja Vlahutin u largua për të kryer inspektime në zona të tjera. Në daljen e saj diplomatja nuk dha asnjë deklaratë për mediat. Deri në mesditë në Sarandë janë numëruar 17 kuti.

Top Channel