Monitorimi i KSHH: Votimi dhe numërimi, rrjedhë normale

26/06/2017 00:00

Komiteti Shqiptar i Helsinkit po monitoron procesin e numërimit të votave të zgjedhjeve të 25 qershorit, pasi monitoroi ditën e votimit.

Përmes një njoftimi për shtyp, KSHH bën me dije se monitorimi po realizohet nga 160 vëzhgues të akredituar nga KQZ, të vendosur në 11 KZAZ dhe një ditë më parë në 154 qendra votimi në 9 qarqe të vendit.

Në vlerësimin e KSHH, procesi i votimit dhe ai i pjesshëm i monitorimit ka qenë “përgjithësisht i qetë”.

“Në media u raportua për disa raste të fenomenit të shit-blerjes së votës dhe Komiteti Shqiptar i Helsinkit vëren se, në krahasim me zgjedhjet e kaluara është pozitiv fakti që ka patur një rritje të numrit të rasteve të denoncuara nga media dhe nga qytetarët, çka mundëson hetim të plotë dhe efektiv nga organi i prokurorisë”, vijon njoftimi për shtyp.

Top Channel