Të rinjtë shoqërohen në Komisariat, familjarët e tyre konfliktohen në një lokal në Bulqizë, tre të plagosur me mjete prerëse Gianni De Biasi nuk mund të largohej nga Shqipëria, pa ushtruar të drejtën demokratike të votës si shtetas shqiptar.
Në qendrën e tij të votimit në kryeqytet, pranë shkollës “Kongresi i Lushnjes”, në zonën e quajtur “Xhamlliku”, ish-trajneri i përfaqësueses shqiptare ka shkuar paraditen e kësaj të diele të votojë.
Gianni De Biasi nuk ndihet aspak i huaj, pas më shumë se 5 vitesh pjesë e këtij vendi në shumë situata, në sport dhe jo vetëm.
“Ndihem disi i emocionuar, por edhe i bindur se kam qenë i përfshirë mjaftueshëm në këtë vend për të pasur një ide të qartë për atë çfarë ka ndodhur gjatë kësaj periudhe, gjë që më jepte mundësinë të isha i qartë për votën time. Nuk ishte diçka që e mendova në këtë moment të fundit, por e kisha vendosur prej kohësh”, tha Gianni De Biasi.
Top Channel