Voton edhe De Biasi: E di kush është më i mirë

25/06/2017 00:00

Gianni De Biasi nuk mund të largohej nga Shqipëria, pa ushtruar të drejtën demokratike të votës si shtetas shqiptar.

Në qendrën e tij të votimit në kryeqytet, pranë shkollës “Kongresi i Lushnjes”, në zonën e quajtur “Xhamlliku”, ish-trajneri i përfaqësueses shqiptare ka shkuar paraditen e kësaj të diele të votojë.

Gianni De Biasi nuk ndihet aspak i huaj, pas më shumë se 5 vitesh pjesë e këtij vendi në shumë situata, në sport dhe jo vetëm.

“Ndihem disi i emocionuar, por edhe i bindur se kam qenë i përfshirë mjaftueshëm në këtë vend për të pasur një ide të qartë për atë çfarë ka ndodhur gjatë kësaj periudhe, gjë që më jepte mundësinë të isha i qartë për votën time. Nuk ishte diçka që e mendova në këtë moment të fundit, por e kisha vendosur prej kohësh”, tha Gianni De Biasi.

FOTO GALERI
2/5

Top Channel