KSHH, 160 vëzhgues ndjekin procesin; incidente në disa zona

25/06/2017 00:00

Komiteti Shqiptar i Helsinkit është duke monitoruar me anë të 160 vëzhguesve afatshkurtër aspekte të rëndësishme që kanë të bëjnë me mbarëvajtjen e e procesit të votimit.

Monitorimi po realizohet në 9 qarqe të vendit, përkatësisht në Tiranë, Durrës, Elbasan, Shkodër, Kukës, Korçë, Vlorë, Fier dhe Gjirokastër.

Në qarkun e Vlorës, në qendrën e votimit numër 4.510, KZAZ 82, vëzhguesit e KSHH-së kanë konstatuar fotografimin e fletës së votimit brenda dhomës së fshehtë, ndërkohë që komisionerët lejuan zgjedhësin të votonte.

Top Channel