Dita e zgjedhjeve, maratonë lajmesh në Top Channel

25/06/2017 00:00

Dita e zgjedhjeve, dita më e gjatë e vitit për shqiptarët, pasqyrohet sekondë pas sekonde në Top Channel.

Ashtu siç është bërë traditë në çdo proces zgjedhor, Top Channel edhe këtë 25 qershor do të sjellë jo vetëm lajmin e fundit, por edhe zbërthimin e këtij procesi hap pas hapi, me lidhje direkte nga e gjithë Shqipëria dhe një panel analishtësh, nën drejtimin e gazetarit Sokol Balla, në një transmetim maratonë, që përfundon me numërimin e kutisë së fundit.

Si çdo proces, Top Channel me një ekip prej rreth 200 punonjësish në terren do të jetë në mbrojtje të votës, duke u përpjekur të jetë gardiani i transparencës së tij në përmbushjen e  misionit të nje mediaje kombëtare.

Top Channel