Arrestohen 4 shqiptarë në Spanjë për kultivim kanabisi, sekuestrohen 220 kg marijuanë me vlerë 413 mijë euro Një tjetër përplasje mes përfaqësuesve partiakë është shënuar në një qendër votimi në Cërrik të Elbasanit.
Mirela Muçaj, komisionere e PS-së, ka bërë një kallëzim penal ndaj një personi që e ka dhunuar teksa monitoronte procesin zgjedhor.
“Morëm njoftim se në një qendër zgjedhore pati probleme dhe shkuam së bashku me përfaqësuesit e PD-së dhe PR-së, unë përfaqësoj PS-në. Në qendër kishte grupime njerëzish, të cilët i njoftuam se nuk lejohej qëndrimi aty. Pati një debat mes sekretarit dhe anëtarëve. Në qendër pati votues dhe vëzhgues. Në momentin që iu drejtova personit me të cilin u konfliktova, i cili nuk kishte autorizim, i thashë të dilte jashtë. Iu drejtova dhe komisionit për ta nxjerrë jashtë, pasi ai kishte votuar. Personi në fjalë, Ylli Perisnaka është simpatizant i LSI-së dhe punonjës në Bashkinë e Cërrikut. Kur dola jashtë, pasi njoftova patrullën e policisë, ai më shau, më fyeu dhe më kërcënoi”, tha ajo.
Top Channel