Arrestohen 4 shqiptarë në Spanjë për kultivim kanabisi, sekuestrohen 220 kg marijuanë me vlerë 413 mijë euro Ka shumë mënyra për t’i parë zgjedhjet në Shqipëri, por në një pikë afrohen të gjithë: ato mund të përbëjnë një hap të rëndësishëm përpara drejt Bashkimit Europian.
Federica Mogherini, dy ditë më parë deklaronte se afrimi i Ballkanit me BE-në do të jetë një prej dy prioriteteve kryesore të saj për periudhën në vazhdim. Dhe kjo, jo sepse rajoni konsiderohet si fëmija problematik i Europës, por sepse shefja e diplomacise europiane mendon që ai ka potencial shumë të madh.
Më herët, edhe shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg do të deklaronte fort dhe qartë se Shqipëria luan një rol të rëndësishëm në aleancën atlantiko-veriore. “E vlerësojmë shumë kontributin e saj”, ishte komenti i tij.
Të dyja këto deklarata të bëra përpara zgjedhjeve dëshmojnë qartë sesa thelbësor është ky moment për vendin, në një kohë kur perspektiva europiane e tij sa vjen e qartësohet gjithmonë e më shumë.
Eksperti i jetës politike shqiptare, Sebastien Gricourt i kujtoi Radios së Vatikanit se çfarë peshe ka në sytë e Brukselit çështja e Reformës në Drejtësi dhe “vetting”-u, e cila është trumpetuar me të madhe këtë vit.
Por ajo që vëren Gricourt këtë radhë është vullneti për të kaluar në veprime që lejojnë transparencën e zgjedhjeve dhe klima, sipas tij është më e mirë se herët e tjera. “Votimet e 25 qershorit, – këmbëngul ai, – do të kenë një rol të madh në marrëdhënien me BE-në, që nga ana tjetër nuk ka ndërmend të lëshojë pè te kapitulli i madh i reformës së gjyqësorit, sepse ecuria e saj do të pasqyrohet në progresraportin e vjeshtës”.
Pas vitesh të tëra problematikash të brendshme, Shqipëria për Gricourt duhet parë si faktor stabiliteti në Ballkan, sidomos në raport me Kosovën e Maqedoninë, ku faktori shqiptar ka ndikim shumë të madh.
“Shqipëria ka një rol tejet të rëndësishëm diplomatik në Ballkan, – vazhdon ai, – një zonë ku përplasen ndikime të ndryshme, e ku shqetësim të madh po ngjallin sidomos ndërhyrjet e Rusisë, që janë me rrezik për rajonin në tërësi”.
Top Channel