Arrestohen 4 shqiptarë në Spanjë për kultivim kanabisi, sekuestrohen 220 kg marijuanë me vlerë 413 mijë euro Task Force qeveritare do të jetë ajo që do të monitorojë dhe koordinojë ankesat të ndryshme të referuara nga subjektet politike dintë e zgjedhjeve.
Grupi ndërinstitucional ka miratuar planin e masave operacionale në takimin e saj të pestë.
Pjesë e diskutimeve të grupit ndërinstitucional ishte ajo për mbarëvajtjen e procesit ditën e zgjedhjeve. Plani në fjalë përfshin një sërë masash dhe Task-Forca do të jetë grupi që do të monitorojë dhe koordinojë ankesa të ndryshme të referuara nga subjektet politike ditën e zgjedhjeve.
Plani për disa Ministri cakton masa të posaçme për tu ndjekur ditën e zgjedhjeve. Pas diskutimeve plani u miratua dhe zbatimi i tij do të fillojë menjëherë.
Ndërkaq, për qytetarët është vënë në dispozion portali elektronik, “Task Force për Zgjedhjet 2017”, i cili është i aksesueshëm në faqen e kryeministrisë.
Top Channel