Veliaj bën bilancin: Tirana u zgjua nga përgjumja

20/06/2017 00:00

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është ndalur këtë të martë në njësinë numër 2, ku ka bërë bilancin e dy viteve në krye të bashkisë së kryeqytetit.

Në fjalën e tij, Veliaj i ka dërguar edhe një mesazh parardhësit të tij në këtë detyrë. “Nëse për 4 vjet fjete gjumë në Bashkinë e Tiranës nuk mund të bëhesh kryeministër”, ka thënë Veliaj, duke shtuar se ndryshimi erdhi me Partinë Socialiste.

“Sheshi “Skëndërbej” është kthyer në destinacion për qytetarët. Nëse nuk do të kishim mbështetje, sheshin nuk do ta bënim dot as për 10 vjet”, ka thënë ai.

Duke theksuar se, bashkia e sotme nuk i ndan njerëzit në demokratë dhe socialistë, Veliaj ka shtuar se, “ajo që po bëhet në Tiranë do të bëhet në gjithë Shqipërinë nëse vazhdojmë me këtë ritëm”.

Top Channel