Analiza nga CNN: Katër vjet më vonë, Rusia ende po paguan për një gabim fatal në llogaritje në Ukrainë Më shumë se 40 milionë dollarë priten të shpenzohen në një garë për Kongresin në shtetin e Georgias, duke e bërë atë garën elektorale më të kushtueshme në historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Shpenzimet totale të të gjithë kandidatëve, që garojnë për vendin e Georgias në Kongres, ka arritur shifrën 56 milionë dollarë, përfshirë edhe dhjetëra e miliona dollarë nga grupe të jashtme. Nga totali, 51.9 milionë dollarë janë shpenzuar për dy kandidatët kryesorë, atë republikan dhe atë demokrat.
Vendi i Georgias në Kongres është mbajtur nga Partia Republikane prej dekadash, por sfidanti demokrat, Jon Ossoff shpreson ta përdorë garën si një referendum mbi presidentin Donald Trump.
Ky i fundit, në një postim në “Twitter” e cilësoi demokratin Ossoff, një votues që nuk mund të zgjidhet dhe mbështeti kandidaten republikane, Karen Handel, duke ftuar mbështetësit të marrin pjesë në votime.
Gara tjetër elektorale më e kushtueshme, për Dhomën e Përfaqësuesve, ka qenë fitorja vitin e kaluar e kreut të saj, Paul Ryan, me plot 19.8 milionë dollarë.
Top Channel